Foto/ Drogë nga Shqipëria në Mal të Zi, kapen thasët me kanabis



Foto/ Drogë nga Shqipëria në Mal të Zi, kapen thasët me kanabis

16:31 14/05/2018

Policia malazeze ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike nga kufiri shqiptar drejt Malit të Zi. Një 31-vjeçar shqiptar me iniciale I.P. u arrestua, ndërsa bashkëpunëtorët e tij arritën t'i shpëtonin policisë. Sipas mediave malazeze, 4 persona ishin nisur nga kufiri i gjelbër shqiptar drejt Malit të Zi.

Ata po transportonin çanta të mbushura me kanabis sativa. Sapo vunë re policinë, hodhën lëndën narkotike dhe mundën të largoheshin. Policia arriti të kapte njërin prej tyre. Ndërkohë, u sekuestrua edhe kanabisi me peshë 110 kilogramë si dhe një pistoletë me 6 plumba.

Në lidhje me këtë operacion të policisë malazeze është vënë në dijeni edhe policia shqiptare. Shqiptarët që mundën t'i shpëtonin policisë u kthyen sërish në territorin shqiptar përmes kufirit ilegal. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të arratisur dhe për të zbardhur tërësisht këtë aktivitet kriminal.

/tvklan.al










Të ngjashme