Nëse në Kinë dhe Indi simbolizon zinë, në botën perëndimore e bardha është pastërti, pafajësi, paqe dhe freski, ndaj dhe është ngjyra që dominon këtë verë.

Me temperaturat e larta dhe diellin verbues, e bardha është një zgjedhje perfekte, por këtë vit është edhe një alternativë shumë e mirë edhe në darkë, mjafton të jemi të kujdesshëm me stofën.

Është e përshtatshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt, për çdo situatë, madje edhe në takime punime. Megjithatë duhet të bëni kujdes, të zgjidhni modelet e duhura në bazë të peshës dhe formave fizike, pasi në të kundërt mund të biesh shumë lehtë në vulgaritet.

Tv Klan