Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shfaqur për herë të parë publikisht në media rreth 1 muaj pas aksidentit të rëndë në Maqedoni.

Ahmetaj u shfaq në Asamblenë Parlamentare të Partisë Socialiste duke prezantuar raportin për lehtësimin e procedurave burokratike.

Para 1 muaj, automjeti Range Rover me të cilin udhëtonte ministri Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë në Maqedoni.

Automjeti u shkatërrua tërësisht, ndërsa fatmirësisht ministri Ahmetaj dhe personat që e shoqëronin pësuan lëndime të vogla pa rrezik për jetën.

/tvklan.al