Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, duke komentuar foton Kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan, person i përmendur në listën e OFL, nga studio e “Opinion” tha se çdo politikan në kohë fushate mund të takohet me njerëz të ndryshëm dhe jo gjithmonë e di se cili është personi në fjalë.

“Unë nuk e komentoj dot si zyrtar i shtetit sepse nuk është puna ime për të komentuar foton e një politikani si zyrtar i shtetit. Si qytetar e komentoj se çdo politikan, i cili në fushatë apo në takime elektorale, apo në takime partiake, apo në takime që i shërbejnë veprimtarisë së tij partiake dhe politike mund të takohet me këtë dhe jo gjithmonë ti e di se kush është”.

Sa i përket paketës antiKÇK, Ndreca tha se ndryshimi i saj me ligjin Antimafia është se nuk lidhet me kryerjen e një vepre penale.

“Ligji Antimafia me këtë akt, ka një ndryshim thelbësor. Të gjitha janë të lidhura me veprimtarinë penale. Ndërkohë ky akt është administrativ, i cili godet pasurinë dhe i rri prapa këtyre personave për të mos i lënë të qetë në gëzimin e pasurive të tyre. Ndryshimi është që ligji Antimafia lidhet me kryerjen e një vepre penale, ky nuk lidhet”./tvklan.al