Era Istrefi u bë pjesë e spektaklit të ceremonisë përmbyllëse të finales Rusi 2018. Këngëtarja kosovare performoi himnin e “Live it Up” sëbashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Entuziazmin për pjesëmarrjen në natën finale të botërorit, 24-vjeçarja e shprehu edhe në rrjetin social Instagram, ku postoi një foto mes dy këngëtarëve të tjerë. Ajo e konsideroi performancën si një moment të jashtëzakonshëm.

Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e përmbylljes së kampionatit botëror është komentuar me superlativa edhe nga mediat ndërkombëtare.

/tvklan.al