Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin dy ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra shtëpive edhe në qytetin e Shijakut.

Qytetarë të izoluar në shtëpi si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen kanë dërguar foto të përmbytjeve në rubrikën “Kallëzo”, në “tvklan.al”.

Siç shihet në foto, lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur katet e para të shumë banesave. Sipas banorëve, janë rreth 100 shtëpi të përmbytura që prej orës 4:30 të mëngjesit të së dielës.

Banorët thonë se brenda shtëpive, pa drita dhe pa ujë, janë të izoluar edhe fëmijë të vegjël.

Ata ankohen se deri më tani, askush nga bashkia dhe as nga emergjencat civile nuk u ka shkuar në ndihmë.

/tvklan.al