Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vodicë të Beratit.

Një person, i cili lëvizte me një furgon me targë Br 4728 B, u përplas me murin rrethues të një kantieri ndërtimi, duke e marrë atë përpara dhe duke u përplasur me një kamion që ndodhej i parkuar aty pranë.

Siç mund të shihet në këto foto të dërguara nga qytetarët në

tvklan.al

, përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkatërruar thuajse tërësisht pjesën e përparme të furgonit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe personave të tjerë për të nxjerrë nga mjeti drejtuesin e furgonit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ai mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është nisur drejt spitalit./tvklan.al