Foto/ Futbollisti del gjallë nga Ferrari



Foto/ Futbollisti del gjallë nga Ferrari

19:47 11/12/2017

Futbollistët njihen për përdorim makinash super të shtrenjta e herë pas herë edhe për aksidente spektakolare.

Një të tillë ka kaluar në fundjave edhe futbollisti i Kombëtares turke dhe ish-futbollisti i Gallatasarayt, Burak Yillmaz.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës Ferrari i i drejtuar prej tij është rrotolluar para se të përplasej me një “Jeep” të parkuar në një nga rrugët e Stambollit.

Gjendja shëndetësore e lojtarit të Trabzonsporit raportohet se është shumë e mirë. Agjencia turke e lajmeve, “DHA”, raportoi se Ferrari i shtrenjtë ishte në pronësi të dhëndrit të ish-trajnerit të Kombëtares turke, Fatih Terim.

Një dëshmitar okular tha për “DHA” se me të parë aksidentin kishte vrapuar drejt makinës dhe e kishte pyetur nëse dëshironte të thërriste ambulancën. Përgjigjja e lojtarit kishte qenë e prerë: “Jo, Jo!” Gjendja e tij ishte shumë e mirë, nuk kishte asgjë, tha ai, duke shtuar se futbollisti ishte larguar me një automjet të zi nga vendngjarja.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”388″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]/tvklan.al







Të ngjashme