Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në mesditë në Durrës. Klan News raporton se i mbytur është gjetur një i ri që dyshohet të jetë emigrant.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur brenda një baseni ujor nga policia. Trupi i tij është nxjerr në breg, por pa shenja jete.

Klan News ka siguruar dhe një foto të viktimës. Ai shihet me një çantë shpine dhe dyshohet se kishte tentuar që të largohej në mënyrë ilegale drejt Italisë.

Njoftimi i policisë Durrës për ngjarjen:

Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al