Mbi gjysmë toni hashash është gjetur nga policia kufitare helene në ishullin grek, Korfuz. Autoritetet kishin marrë informacione se një skaf, me dy persona në bord, po përpiqej të shkarkonte sasi të mëdha lëndësh narkotike. Autoritetet kishin marrë informacione se, skafi nuk ishte shkarkuar dot në Itali e kështu ishte drejtuar Korfuzit ose Shqipërisë.

Fillimisht u gjet një qese me 48 kg hashash. Disa orë më vonë u gjetën 4 pako me 30 kg hashash. Pasditen e djeshme, autoritetet helene zbuluan 19 qese të fshehura me kujdes brenda të cilave kishte 253 pako me peshë 466 kg hashash. Por, zbulimi nuk u ndal me kaq. Gjatë kontrolleve, u zbuluan edhe 22 pako kanabis me peshë 26 kg. Sipas njoftimit zyrtar e gjithë droga kap peshën totale 551 kg. /

tvklan.al

Burimi: Iefimerida