Persona të maskuar kanë kërcënuar me armë yllin televiziv, Kim Kardashian, në dhomën e saj të hotelit, në Paris.

Zëdhënësja e saj tha se Kardashian “është tronditur keq, por nuk është dëmtuar fizikisht”.

Burri i saj, këngëtari Kanye West, ka lënë në gjysmë një koncert në Nju Jork, për shkak të incidentit.

Policia në Paris tha se bëhet fjalë për një grabitje, që ka përfshirë Kardashian, porajo nuk është dëmtuar.

Sipas policisë, Kardashianit i janë vjedhur stoli me vlerë mbi një milion dollarë. Hetimet janë duke vazhduar. Kardashian, 35 vjeçe, ndodhet në Paris për javën e modës./tvklan.al