Video: Humb jetën në aksident me motor një person



Video: Humb jetën në aksident me motor një person

14:23 16/03/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të martë në Maminas. Një person i cili udhëtonte me motor humbi jetën pasi u përplas me një automjet.

Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga tvklan.al përplasja ishte tejet e fortë, aq sa pjesët e motorit u shpërndanë në rrugë.

“Në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia e Durrësit në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al







Të ngjashme