Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot brenda territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës 11 objekte. Operacioni i IKMT, i drejtuar direkt nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, është ndërmarrë në kuadrin e rikthimit të këtij institucioni publik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, premtim ky i parakohshëm i kryeministrit Edi Rama. Operacioni është inspektuar edhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat IKMT shprehet se përgjatë aksionit të ditës së sotme, që ka nisur prej orës 6.00 me prishjen e tre objekteve që pengonin kalimin e mjeteve, janë prishur gjithsej 11 objekte dy dhe tre katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk janë shënuar incidente mes banorëve dhe punonjësve të IKMT.

Kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, në një prononcim për mediat tha se është vënë në dukje një ngërç nga ana e vendimeve gjyqësore. “Ne kemi pasur shumë pak probleme me qytetarët. Më shumë problem kemi hasur me vendimet gjyqësorit. Nuk duam që gjykatat të mbështesin vendimet dhe veprimet tona, thjesht të zbatohet ligji”, është shrehur Bici.

Operacioni i IKMT në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe rreth tij do të vazhdojë sërish në një etapë të dytë./tvklan.al  

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”79″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]