Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar ”Transformatori”, ku është kapur dhe ndaluar një shtetas i cili për një periudhë të gjatë kohore ka qënë nën vëzhgimin policor si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të transformatorëve në qytetin e Vlorës.

Konkretisht, policia ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Lulëzim Kalaja, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim).

Ky shtetas prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e Policisë dhe më datën 02.11.2017 është bërë e mundur kapja në flagrancë e tij si dhe dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të këtij shtetasi ku dhe i është sekuestruar një sasie prej 60 litra vaj i cili rezulton i vjedhur.

Në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga Policia ka qënë duke kryer vjedhjen e një transformatori në lagjen ” 24 Maji”, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, shtetasit K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç, të cilët për shkak të moshës nuk do të procedohen penalisht.

Shtetasi Lulëzim Kalaja ka qënë i evidentuar nga ana e Policisë si anëtar i një grupi kriminal që kishte aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjeve të transformatoreve  dhe kabllove elektrik, (pronë e Kompanisë OSHEE dega Vlorë).

Prej Policisë po vazhdon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të ”Vjedhjes” dhe ”Shkatërimi pronës”. /

tvklan.al