Mediat greke kanë publikuar fotot e tre shqiptarëve, të arratisur në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Ata u hodhën nga qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares së qelisë – siç duket edhe në këtë foto. Bëhet fjalë për një lartësi 10 metra nga toka.

Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë të ditur dhe policia e cila është vënë në kërkim të tyre. Ata ndodheshin prej 13 Qershorit në qelitë e komisariatit të Argjiropolisit, lagjes periferike jugore të kryeqytetit grek.

Policia i vuri në pranga gjatë një operacioni në të njëjtën zonë kundër një rrjeti të gjerë grabitësish.

Tre shqiptarët akuzohen për të paktën 72 vjedhje, kryesisht në banesa.

Në njërën nga banesat e tyre u sekuestruan edhe 18 kg kanabis, duke ngritur dyshime se ata merreshin edhe me trafikim të lëndëve narkotike. Arratisja e tyre ka ngjallur polemika mbi sigurinë në burgjet greke.

Tv Klan