Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” Kim Kardashian ka postuar një foto ku shfaqet nudo në majë të një peme.

36-vjeçarja e postoi foton bardh e zi në të cilën kishte veshur vetëm çizme me mbishkrimin ku falënderon Mertin dhe Markusin, dy fotografë të modës, për përfshirjen e saj në librin e tyre të ri.

Sipas “FOX News”, Kim ka përdorur fotoshopin për të shmangur nudizmin e saj të plotë. Fotoja e saj ka arritur mbi 1.3 milionë pëlqime në rrjetin social./tvklan.al