Ariela Murati është studentja 21-vjeçare që u vra sot nga 23-vjeçari Aldison Belulaj. Viktima është pikërisht vajza që shikoni në foto, e cila studionte në vitin e tretë të Juridikut.

Ariela ishte me origjinë nga Berati, por jetonte në një fshat të qytetit të Fierit.

Deri tani ngjarja po hetohet si krim pasioni, pasi dyshohet se vajza kishte refuzuar të lidhej me 23-vjeçarin. 

Në këto kushte, Aldison Belulaj, i cili shihet në foto, nuk pranoi një gjë të tillë dhe e qëlloi të renë për vdekje.

Më pas, ai qëlloi edhe veten me armë në kokë, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet në reanimacion.

/tvklan.al