Bakhar Nabieva është një modele fitnesi jashtëzakonisht e stërvitur. Trupi i saj është i mbushur me muskuj, saqë i kanë vendosur pseudonimin “Miss Iron Bum”.

Fiziku i saj ka bërë që shumë përdorues të internetit të bëjnë akuza ndaj saj për kirurgji plastike, aq sa e kanë quajtur edhe “djall”. 24-vjeçarja nga Ukraina thotë se nisi të stërvitej pasi ishte shumë e dobët.

“Fillova të shkoja në palestër dhe nisa të bëja ushtrime fizike. Pasi pashë rezultatet e zhvillimit të muskujve, asgjë nuk mund të më ndalonte që të vazhdoja”

, tregon 24-vjeçarja.

Bakhar pohon se tashmë ka 2 milionë ndjekës në Instagram. Fansat e saj ndjekin me pasion postimet e Bakhar për stërvitjet që ajo kryen.

“Ka dhe disa komente negative, sigurisht. A je djall, shkruante dikush. Më vjen keq, por ti je djall”

, thotë e reja nga Ukraina, duke treguar komentet që i bëjnë.

Fama e saj në rrjetet social, ka bërë që t’i afrohen edhe sponsora të ndryshëm, për të reklamuar produktet e tyre. Sa i përket dietës së saj, 24-vjeçarja shprehet se nuk ka asnjë sekret. “

Nëse keni metabolizëm të shpejtë, mund të hani gjithçka dhe nuk shëndosheni. Sigurisht që unë konsumoj mish, karbohidrate dhe ëmbëlsira”.

/

tvklan.al