Kopshtarët duhet të bëjnë kujdes nga një gjarpër i rrezikshëm që kamuflohet më së miri në gjethe.

Gjarpri ka ngjyrë jeshile dhe është e vështirë për t’u zbuluar në vende të gjelbëruara. Fotografitë e mëposhtme e tregojnë më së miri këtë rast. Këto foto janë publikuar në internet nga zbuluesit e gjarpërinjve, të cilët kanë shtruar pyetjen nëse mund ta dallojnë zvarranikun.

Gjarpri është identifikuar si tepër i rrezikshëm në një kopësht në Australi. Sipas ekspertëve, gjarpri i pemëve e fsheh kokën poshtë gjetheve. Zbuluesit e gjarpërinjve postojnë shpeshherë foto duke testuar njerëzit që të gjejnë se ku fshihen gjarpërinjtë.

/tvklan.al