Një konflikt për motive të dobëta mes disa të rinjve i kushtoi jetën një 25-vjeçari mbrëmjen e kësaj të mërkure në Elbasan. Viktima është Madrit Ulqinaku, personi që shihni në këtë foto që përcjell Klan News.

I riu dyshohet se u qëllua për vdekje me pistoletë nga një 20-vjeçar me iniciale K.SH, aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.

E gjithë ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit. 25-vjeçari u qëllua teksa po i afrohej automjetit të tij.

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al