Ky është 30-vjeçari Riljon Lala i cili u arratis këtë të hënë nga komisariati nr. 1 i Tiranës. Tvklan.al ka arritur të siguroje foton e të riut nga Burreli, i cili arriti t’i shpëtojë efektivëve gjatë orës 07:30.

Riljon Lala

Mësohet se Lala do të dilte para gjykatës ditën e sotme për vlerësimin e masës së sigurisë. 30-vjeçari u arrestua të shtunën për armëmbajtje pa leje. Ai u kap në lagjen “Ali Demi” nga  grupi i posaçëm “Shigjeta”.

Autoritetet kishin marrë informacione nga qytetarë  të ndryshëm se në atë lagje një person qarkullonte me armë zjarri. Sapo ishte pikasur nga efektivët, Lala tentoi arratisjen me vrap, por u kap dhe u prangos. Gjatë largimit ai hodhi armën e zjarrit në tokë./tvklan.al