Ky është Taulant Goli alias Landi Goli, 30 – vjeçari i arrestuar të enjten nga forcat e Komisariatit Numër 6 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

Tvklan.al

ka arritur të zbardhë identitetin dhe të sigurojë foton e të riut nga fshati Zdrajsh i Librazhdit, i cili u kap me dy mina C4 të telekomanduara, gati për shpërthim.

Sipas burimeve të policisë, dy minat C4 të lidhura me telefon, që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa para policisë 30 – vjeçari nuk ka pranuar të flasë.

Gjatë arrestimit Goli, iu sekuestruan edhe 3 telefona, dy karta telefoni, si dhe rreth 300 gramë kokainë.

/tvklan.al

***

Njoftimi i policisë:

Tiranë, Sekuestrohen lëndë të dyshuara palsëse dhe narkotike.

Në pranga 30 vjeçari

Më datë 26.10.2017, Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë shtetasi:

– L.G, 30 vjeç, banues në Librazhd

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë organizuar shërbimet policore, të cilët në Rrugën “Teodor Keko”, kanë bërë ndalimin dhe më pas kontrollin e shtetasit të sipër përmendur, të cilit i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Dy aparate telefonik, të cilave i’u është bashkëngjitur lëndë e dyshuar plasëse

– 212 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”

– Dy aparate telefonik

– Karta të ndryshme Sim

Vazhdon puna për identifikimin e destinacionit të lëndës së dyshuar plasëse dhe përsonave të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 278/5 dhe 283/1, të kodit Penal.