Afrim

alias

Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me armë në rrugën “Nikolla Tupe” në kryeqytet.

Mësohet se 64-vjeçari u qëllua nga afër me plumb në kokë. Ekzekutori përdori një pistoletë me silenciator dhe më pas u largua në drejtim të paditur, dyshohet me një makinë tip ‘BMW’ ngjyrë e zezë. Skena e krimit është ruajtur gjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe mëngjesin e sotëm është rikthyer në vendngjarje grupi hetimor për të kqyrur sërish skenën e krimit për të mbledhur të tjera prova.

Policia shoqëroi dje në komisariat pesë persona të cilët mund të kishin dijeni për ngjarjen. Mësohet se askush prej tyre nuk ka dhënë informacion të vlefshëm për hetimet, pasi nuk dëgjuan të shtëna. Ndërkohë, postblloqe policore ishin ngritur edhe në akset kryesore në kryeqytet.

Memli Begalla ka qenë biznesmen gomash. Ai zotëronte biznese në Yzberisht dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas hetimeve paraprake të policisë, shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë borxhet që viktima u kishte personave të tjerë.

/tvklan.al