Personi që shikoni në foto është Mikel Kasa, 28-vjeçari që u arratis nga Gjykata e Vlorës ditën e sotme, menjëherë pasi trupa gjykuese dha dënimin me 3.4 vite burg.

Mikel Kasa u dënua për pengmarrje, dhe sapo dëgjoi dënimin u largua nga salla e gjyqit duke u hedhur nga dritarja. Ai ishte pa pranga në duar kur u arratis. Burime nga policia bëjnë me dije se 28-vjeçari ishte shoqëruar në Gjykatë nga oficerët e policisë së burgjeve.

Foto: Mikel Kasa, i arratisuri nga Gjykata e Vlorës

Foto: Mikel Kasa, i arratisuri nga Gjykata e Vlorës

Këta të fundit nuk kishin njoftuar Policinë e Vlorës dhe as nuk kishin kërkuar ndihmën e tyre. Aktualisht janë duke u bërë kontrolle në zonë për të bërë të mundur gjetjen e Mikel Kasës. Policia ka kërkuar gjithashtu ndihmën e qytetarëve për të njoftuar nëse kanë dijeni për vendndodhjen e mundshme të 28-vjeçarit. Policia e Vlorës thotë se ai kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë rozë. 

/tvklan.al