Këta janë Belul dhe Ismail Sulaj, dy vëllezërit të cilët humbën tragjikisht jetën në aksidentin me makinë, të ndodhur në orët e vona të së enjtes, në periferi të Tiranës. Dy vëllezërit, përkatësisht 53 dhe 56 vjeç, gjetën vdekjen së bashku me kushëririn e tyre Dashamir Dema, 50 vjeç.

Në foto: Belul dhe Ismail Sulaj

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Kodër-Kashar. Viktimat udhëtonin me makinë me 29-vjeçarin Zija Stefanesku (Murati), i cili humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe u përplas me një mur.

I vetmi i mbijetuar nga kjo ngjarje ishte shoferi 29-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Mëngjesin e kësaj të premteje, policia njoftoi arrestimin e tij, për shkak se rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur./tvklan.al