Nazia Aham 34 vjeç është njëra prej viktimave që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Levan – Tepelenë mëngjesin e sotëm. 

Foto: Nazia Aham

Foto: Nazia Aham

34-vjeçarja është një shtetase franceze. Me origjinë është nga qyteti Rodez i Francës, por jeton në Athinë, Greqi.

Foto: Nazia Aham

Foto: Nazia Aham

Foto: Nazia Aham

Foto: Nazia Aham

Ajo ishte e fejuar me Fisnik D. Muratajn 32 vjeç, i cili po ashtu humbi jetën në aksident. Bashkë me ta në makinë ishte edhe Agustin K. Murataj 30 vjeç, djali i xhaxhait i Fisnik Muratajt. Ky i fundit drejtonte fuoristradën tip Suzuki me targa greke IHZ 1755.

Foto: Fisnik Murataj

Foto: Fisnik Murataj

Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në kanalin me ujë, ku të tre fatkeqësisht u mbytën. Ata ktheheshin nga një dasmë dhe po udhëtonin drejt Greqisë. Tvklan.al ka mësuar se viktimat ktheheshin nga dasma e vëllait të Fisnik Muratajt. 

Foto: Agustin Murataj

Foto: Agustin Murataj

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se automjeti tip Suzuki është përmbysur në kanal gjatë natës, ndërsa është zbuluar rreth orës 08:10 nga banorë të zonës, të cilët ishin të parët që njoftuan uniformat blu.

Foto: Fuoristrada tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 që u përmbys në kanal

Foto: Fuoristrada tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 që u përmbys në kanal

Në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit, të cilët ndihmuan për të nxjerrë nga automjeti trupat e pajetë të tre të rinjve. Me ndihmën edhe të një banori të zonës i cili hyri në kanalin me ujë, fillimisht nga automjeti është nxjerrë trupi i 34-vjeçares Nazia Aham. 

Foto: Makina Suzuki e përmbysur në kanal

Foto nga vendngjarja

Ndërkohë, Policia e Fierit është duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje të rëndë, për të zbuluar shkaqet e aksidentit me tre viktima.

/tvklan.al