Personi në foto është Riljon Lala 30 vjeç, i cili u arrestua sot pasi më datë 4 Janar 2021 u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës.

Kjo foto e publikuar nga tvklan.al është bërë gjatë arrestimit të 30-vjeçarit në banesën ku ai qëndronte i fshehur pas arratisjes nga komisariati. Riljon Lala u kap pasditen e kësaj të hëne rreth orës 17:00 në një apartament që kishte marrë me qira.

30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.

Riljon Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës 1 muaj më parë, ku do të dilte për masë sigurie pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Por, në rrethana ende të paqarta, Riljon Lala mundi të largohej. /tvklan.al