Aldison Belulaj, 23-vjeçari të cilin e shihni në foto, është i riu që pasdreken e së dielës, rreth orës 14:50, qëlloi për vdekje studenten e Juridikut, Ariela Murati, para Fakultetit të Mjekësise në Tiranë.

Belulaj, i cili besohet se ishte njohur me 21-vjeçaren në një fshat të Fierit, ka qëlluar më pas veten dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Shkak për krimin e rëndë besohet të ketë qenë refuzimi i 21-vjeçares për të patur lidhje me të. /tvklan.al