Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi është personi që ekzekutoi mbrëmjen e së hënës Dëfrim Kasmin.

“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, sepse është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”,

 deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.

/tvklan.al