Itali-Ky që shihni në këtë foto është shqiptari që ditën e enjte humbi jetën tragjikisht, pasi u përplas për vdekje nga nga një automjet.

Daut Behluli, 43-vjeç, me profesion shofer kamioni u përplas sapo parkoi automjetin e tij në korisnë e emergjencës, për të sistemuar ngarkesën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali.

Sipas mediave italiane shqiptari është goditur nga një autmojeti tip Volkswagen Passat që drejtohej nga një 54-vjeçar, i cili është shoqëruar në polici.

Dautinuk mundi dot tu shpëtonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit. Behluli do të bënte 44 vjeç në 16 Qershor.

/tvklan.al