Angkor Wat, sot është godina më e madhe fetare në botë. I ndërtuar në shekullin e XII-të, në atë kohë përfaqësonte një prej qytetërimeve me të rëndësishme në Azinë Juglindore.

Tempulli fillimisht i ishte dedikuar Perëndisë Vishnu, që do të thotë se ishte një tempull hindu. Gjatë shekujve XIV dhe XV ai u shndërrua në tempull budist dhe si i tillë ka mbetur deri në ditët e sotme. Angkor Wat mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Në mes të tij gjenden pesë kulla. Më e larta është 65 metra.

Ky tempull është bërë simboli zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi. Sot është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit. Që nga viti 1992, Angkor Wat është e futur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Klan Plus