Gazmir Daci është arrestuar në dhjetor të 2015, ndërsa është përgjegjës për vrasjen e Valmir Kolaverit, nëntorin e vitit të kaluar në Kamzë. Daci u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, Daci dhe vëllezërit Kolaveri ishin miq më parë, por prishja e pazareve për trafikun e paligjshëm të klandestinëve jashtë vendit, solli armiqësinë mes tyre.

Në foto Gazmir Daci

gazmir-daci

Zanafilla e konfliktit 

Në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18.00, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat të markës BMË X5, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, në afërsi të një njësie tregtare.

Ai ka hasur në rrugë, po me një mjet BMË X5 Robert Kolaverin. Për shkak të konflikteve të vjetra të sipërpërmendurit kanë ndaluar mjetet pranë njëri-tjetrit dhe Gazmir Daci ka zbritur prej tij dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, ka shkuar në drejtim të mjetit, ku ndodhej Robert Kolaveri.

Në momentin e përballjes fizike janë konfliktuar me njëri-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Gazmiri e ka kanosur për vrasje Robertin.

Konflikti nuk është nxitur më tej nga Robert Kolaveri, pasi ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij. Mbas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, i cili është edhe vëllai i Robertit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese.

Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit. Këta të fundit i ka gjetur në hapësirën përpara njësisë tregtare në fjalë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në përballjen me vëllezërit Kolaveri në këtë vend, Gazmir Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta.

Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë, për t’u mbrojtur nga sulmi i armatosur, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga Daci dhe është rrëzuar në tokë.

Gazmiri dhe i ati i tij, Xhelali, që është ndodhur në vendin e ngjarjes, janë larguar me automjet.

Ndërsa dy vëllezërit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve operatore dhe u ka mbijetuar plagëve të marra.

Xhelal Daci, mbasi është larguar nga vendi i ngjarjes, është ndarë nga i biri dhe ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një armë të tipit pistoletë, për ta pasur me vete për t’u mbrojtur nga çdo veprim hakmarrës i pjesëtarëve të familjes Kolaveri, ndërsa Gazmir Daci është larguar në drejtim të panjohur për familjarët e tij.

Armën e tipit pistoletë të markës TT, të armatosur me një krehër me shtatë fishekë, Xhelal Daci e ka mbajtur me vete derisa është siguruar se jeta e tij nuk vihej në rrezik dhe kur është siguruar për një gjë të tillë, e ka hedhur në atë në territorin e banesës së shtetasit Q.M.

Më pas ka komunikuar në telefon me Ezel Bajën dhe i ka kërkuar këtij që të marrë armën në vendin ku e kishte hedhur dhe ta fshihte në një vend tjetër.  Mbas kërkimesh e gjurmimesh disaditore, në mbrëmjen e datën 22 dhjetorit 2015, Gazmir Daci, është kapur në një nga dhomat e një hoteli, që ndodhet në anë të autostradës Tiranë – Durrës.

Në momentin e kapjes me vete i është gjetur edhe një armë brezi e tipit pistoletë e markës TT, si dhe një kartë identiteti e falsifikuar tërësisht, sepse ajo mbante fotografinë e tij dhe gjeneralitetet e shtetasit B.M.

/tvklan.al