Këto pamje dramatike tregojnë momentin kur një krokodil kap një gjarpër vdekjeprurës. Në to shihet krokodili i cili e rrotullon në lumë nepërkën, ndërkohë që e ka mbërthyer me nofull nga koka.

Pavarësisht betejës intensive, në fund fitimtar doli krokodili. Të kapura në Parkun Kombëtar Yala, në Sri Lanka, imazhet u realizuan nga Rishani Gunasinghe.

“Ishte një rast i rrallë. Fillimisht menduam se një gjarpër kaq i madh ishte piton, por më pas dalluam se ishte një nepërkë Russell. Të shihje këtë specie, një prej gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë, ishte e pazakontë”

, tha ai teksa shtoi se ndihej më fat që kishte qenë dëshmitarë i një eventi kaq të rrallë.

Nepërka Russell është një gjarpër tepër agresiv në Sri Lanka, përgjegjës për numrin më të lartë të pickimeve dhe fataliteteve. Ajo është nepërka e dytë më helmuese në ishull.

/tvklan.al