Një makinë e dyshimtë u përplas me gardhin rrethues të Capitol Hill dhe me një makinë policie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane, nga përplasja mbeti i plagosur lehtë një oficer policie dhe drejtuesi i makinës së dyshimtë.

Ky i fundit është arrestuar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Autoritetet amerikane u detyruan të mbyllnin Capitol Hill dhe të evakuonin personelin për arsye sigurie. Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta.

Policia kreu një shpërthim të kontrolluar në automjetin që u përplas me gardhin për të konfirmuar që në makinë nuk kishte lëndë eksplozive. Hetuesit do të marrin në pyetje shoferin e arrestuar për të mësuar shkaqet e incidentit.

/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”341″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]