Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë.

Siç shikohet edhe në pamjet e siguruara nga “

tvklan.al

”, një automjet tip “Benz” ka hipur mbi trafikndarëse dhe ka rrëzuar një pemë para se të përplasej me një tjetër “Benz” që po kalonte në Unazë.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Don Bosko me Unazën, në kryeqytet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al