Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu këtë të martë në Kukës.

Viktima është 34-vjeçari Bekim Shehu. Burime paraprake thonë se i riu ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në arë. Ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Aktualisht, autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

/tvklan.al