Kapet sërish drogë shqiptare. Në Greqi është sekuestruar 86 kg kanabis që trafikohej nga një shqiptar. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, të cilat sqarojnë se droga u kap një ditë më parë në Igumenicë.

Lënda narkotike ishte fshehur nën dyshemenë e një automjeti të drejtuar nga një 34-vjeçar shqiptar. Emri i tij nuk është bërë i ditur, por u arrestua për trafik droge dhe falsifikim të dokumenteve, për shkak se iu gjetën edhe dokumente false.

Fotot e bëra publike nga policia greke, tregojnë se pakot me kanabis ishin fshehur nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, si dhe në pjesët e brendshme të dyerve. Lënda narkotike u zbulua me ndihmën e qenve anti-drogë. /

tvklan.al