Vogëlushes e cila u dogj në mënyrë të tmerrshme nga një sulm me acid, i është dhënë një rreze shprese.

Julie Kumari, 7 – vjeç, pësoi djegie të tmerrshme në fytyrë dhe trup, pas një sherri që prindërit e saj ishin duke bërë me njërit tjetrin.

Babai i saj, Manish, ishte xhindosur nga xhelozia, pasi gruaja kishte vendosur ta linte dhe të martohej me dikë tjetër. Në debat e sipër ai derdhi acidin drejt bashkëshortes dhe të dashurit të saj, pa menduar se lëngu do të binte mbi vogëlushen e cila shumë pranë tyre duke fjetur.

Julie pësoi djegie në 40 për qind të turpit, dhe nëna e saj Rani Devi, 31 vjeçe duhej të shiste fermën e saj për të paguar detyrimet e spitalit.

Ndërsa i dashuri i saj Heera Lee mori djegie në 60 % të turpit dhe vdiq disa ditë më vonë në spital.

Në fillim mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë vogëlushes, pasi fytyra e saj kishte marrë shumë djegie.

“Mjekët  nuk mund të bënin asnjë gjë për t’ ndryshuar pamjen vajzës, u mërzita shumë .Unë dëshiroja shumë që ajo të përmirësohej. Por gjendja ime financiare nuk më lejone të ndihmoja voglëushen time

”, është shprehur Rani.

“Me kalimin e kohës, doktori Alok Singh dhe ekipi i tij, nga Fondacioni Chhanv, një organizatë bamirësie që ndihmon të mbijetuarit e sulmeve me acid më ofruan ndihmën e tyre në mënyrë që vajza t’i nënshtrohej disa operacioneve, pa kosto”

, ka treguar 33 – vjeçarja.

Operacioni i  saj i parë u krye tre muaj më parë në Sanjay Gandhi Instituti i Shkencave të Mjekësisë (SGPGI), në Lucknoë, në Indi ku mjekët ndërhynë rreth qafës së saj në mënyrë që ajo të mund të lëvizte kokën.

Julie është duke u përgatitur për më shumë operacione muajin e ardhshëm në syrin e saj të majtë. Ajo gjithashtu do t’i nënshtrohet kirurgjisë plastike në fytyrë për të rregulluar deformimet./tvklan.al