Kjo është fotografia e një babai me vajzën e tij të vogël, të cilën nuk do të mund ta njohë kurrë, pasi 23-vjeçari u godit për vdekje me thikë, përpara se ajo të lindte. Fotografinë e modifikuar e postoi mëngjesin e së premtes bashkëshortja e tij 22-vjeçare, Bridget Gavin, pasi solli në jetë vajzën e tyre Mary.

23-vjeçari David Gavin vdiq 3 javë më parë në Rochdale, Greater Manchester, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një shtëpie. Policia dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë bënë gjithçka për ta shpëtuar të riun, por ai ndërroi jetë më vonë në spital. David ishte baba edhe i një vajzë tjetër, 3-vjeçares Elizabeth.

Vjehrri i David, i cili e donte dhëndrin si të ishte i biri, duke folur për britaniken Mirror tha: “Mery është e adhurueshme. David do ta kishte dashur më shumë se çdo gjë. Mund ta ndjesh prezencën e tij.”

Rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit nuk janë të qarta. Hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë ndodhi natën që ai vdiq, në një konflikt ku ishin të përfshirë disa persona. Dy femra, të moshës 25 dhe 21 u vjeçe u ndaluan dhe më pas u lanë në liri me kusht në lidhje me ngjarjen, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Hetuesit besojnë se sherri ku humbi jetën David kishte nisur 20 minuta përpara se të njoftohej policia. Për shkak se ishte errësirë, ishin të paktë ata që panë çfarë ndodhi./tvklan.al