Zyrtarët rusë mbetën pa fjalë nga një re masive që e shndërroi ditën në natë, duke tmerruar banorët e zonës. Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, shumë dëshmitarë në rajonin e Yakutia të Rusisë thanë se ishte mesi i ditës kur papritur u errësua.

I gjithë ky fenomen i pazakontë u pasua me teori nga më të ndryshmet, se çfarë mund ta kishte shkaktuar. Disa thanë se ishte pluhur nga një meteor, e të tjerë se bëhej fjalë për testin e një arme sekrete nga Kremlini. Pati edhe nga ata që thanë se u shkaktua nga UFO-t, një eklips i pa raportuar, etj

Zyrtarët rusë nuk kanë bërë asnjë koment për këtë ngjarje që preku këtë rajon në mes të ditës. Sipas “DailyMail”, nuk ka pasur raportime për meteorite, eklipse apo test armësh, aq më pak për anije aliene.

Banorët e zonës thanë se ‘nata’ nisi rreth orës 11:30 dhe zgjati për të paktën 3 orë. Fenomeni ndodhi të premten dhe deri më tani shkaku mbetet mister.

/tvklan.al