Teksa një pjesë e mirë e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe frika për përmbytje është rritur, incidente janë shënuar edhe në kryeqytet.

Kështu, në zonën e Komunës së Parisit një pemë u rrëzua për shkak të erës së fortë gjatë mesditës.

Siç mund të shihet edhe në këtë foto të mbërritura në redaksinë e

tvklan.al

, pema është përkulur thuajse e gjitha. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëme, as në njerëz e as materiale.

Ndërkohë, në zonën e Shkollës së Bashkuar një shtyllë tensioni ra në rrugë, duke krijuar probleme në lëvizje. Në Zall Bastar dy automjete mësohet se kanë mbetur të bllokuara, për shkak të vërshimit të lumit. 

Situata për shkak të reshjeve paraqitet më e rënduar në jug të vendit.

Kotë, Vlorë

Në fshatin Kotë të Vlorës lumi ka dalë nga shtrati, ashtu sikurse edhe në pikën turistike të Viroit në Gjirokastër, ku lumi doli gjithashtu nga shtrati.

Osum, Berat

Ndërsa në Berat, një automjet humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Osum. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me iniciale K.S u nxor nga lumi dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq shkaktoi probleme edhe në Portin e Vlorës e të Durrësit, duke pezulluar lundrimin.

/tvklan.al