Gotat e para janë shërbyer në festën e birrës Oktoberfest në qytetin gjerman të Mynihut. Rreth gjashtë milionë vizitorë priten në festë, e cila zgjat deri më 7 Tetor. Vitin e kaluar u konsumuan rreth 7.5 milionë litra birrë gjatë evenimentit.

Festa e birrës filloi si një garë kuajsh e organizuar në nder të një martese mbretërore në vitin 1810, me çadrat e para të birrës që shfaqen më vonë në shekullin e 19-të.

/tvklan.al