Kur njerëzit mendojnë për dasma, gjëja e parë që iu shkon ndër mend është sesa do t’i kushtojë çiftit të organizojë një ndër momentet më të bukura të jetës së tyre.

Por Jenny dhe Rob nga Karolina e Veriut nuk donin që dasma e tyre t’i zhyste në borxhe, ashtu siç kishte ndodhur me miqtë e tyre. Me ndihmën e familjarëve dhe miqve, çifti zhvilloi një dasmë intime në oborrin e shtëpisë, e cila iu kushtoi vetëm 2000 dollarë.

Ajo çfarë ata krijuan me këtë buxhet ishte një martesë e denjë për t’u marrë shembull, që u krijua vetëm nga fantazia e çiftit, me elementët më të domosdoshëm.

“Mendo me vete se çfarë dëshiron”,

tha Jenny, duke shpjeguar sesi vendosi me të fejuarin të krijonin këtë dasmë.

“Ka aq shumë liri kur vendos t’i bësh gjërat siç vertëtë i do, sesa kur mendon sesi duhet të jenë”.

Sëbashku ata vendosën të ftonin vetëm njerëzit e tyre më të afërt dhe t’i personalizonin vetë të gjitha detajet. Shpenzimi më i madh i tyre ishte fotografi, i cili u kushtoi 1000 dollarë. Por ia vlejti, pasi fotografitë e dasmës së tyre janë mbresëlënëse.

Fustani i nuses ishte i lirë në çmim dhe përshtatej më së miri me të gjithë atmosferën. Ndërsa grimin dhe rregullimin e flokëve ia bëri një shoqe, e cila “shpëtoi” nga dhurata e dasmës.

Gjithçka tjetër u sigurua nga sendet personale të familjarëve dhe miqve të tyre. Pas përfundimit të ceremonisë, të gjithë u ulën në një tavolinë të gjatë dhe shijuan ushqimin, që kushtoi vetëm 10 dollarë për person.

Pra mjafton vetëm dëshira e çiftit për ta personalizuar dasmën e tyre, duke e bërë sa më origjinale dhe kostoja finale do të jetë shumë, por shumë më e ulët se ato që ofrojnë agjencitë e eventeve.

/

tvklan.al