Një mama e re ka deklaruar se përndiqet nga fantazma e një vajze të vogël të cilën e ka fotografuar 3 vite më parë. Sipas gruas arsyeja pse ajo i është shfaqur është sepse donte që ajo të ishte mikesha e saj.

3B0E12EB00000578-0-image-a-94_1480930552895

Hannah Butler, 24 vjeç, nga Hessle në Yorkshire-in Lindor, shkrepi me aparatin e saj fotografik foton e vajzës së vogël me flokë të errët dhe me fustan të bardhë dhe që nga ajo kohë, fantazma e përndjek.

24-vjeçarja është penduar që u largua me të shpejtë në momentin e parë që e pa sepse ky mund të jetë shkaku që fantazma e përndjek akoma. Nga fotografia duket se vajza mund të jetë rreth moshës 6-vjeçare.

3B0E155800000578-0-image-m-97_1480930765732

“Mendoja se e kisha imagjinuar. Fotografia në pyllin e Hessle Foreshore tregon të kundërtën. U frikësova aq shumë atë ditë sa shkova të flija tek një nga shoqet e mia”, u shpreh Butler.

3B0E10DA00000578-0-image-m-101_1480930824913

Ajo pranoi se ka shumë frikë të flerë natën sepse vajza e vogël i shfaqet në ëndrra shpesh që nga viti 2013 dhe beson se ajo do që Hannah të bëhet mikja e saj./tvklan.al