Klan News ka mundur të sigurojë një foto të fiksuar pak çaste pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj dhe u plagos avokati i tij Adriatik Cama.

Në foto shihet trupi i pajetë i 41-vjeçarit i mbuluar nga gjaku, ndërsa avokati Cama, ndodhet i ulur në karrige. Tronditja në fytyrën e tij është lehtësisht e dallueshme, ndërsa në këmishën e bardhë dallohen shenjat e gjakut.

Autor i këtij krimi të rëndë është 53-vjeçari Mexhit Picari, ish-vjehrri i viktimës. Kudret Saliaj dhe vajza e autorit Dhurata ishin në proces divorci prej Dhjetorit të vitit të shkuar.

Në foto viktima Kudret Saliaj & autori Mexhit Picari

Këtë të premte ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës, në afërsi të së cilës ndodhi dhe ngjarja./tvklan.al