Të rinjtë e Partisë Demokratike i kanë përçuar mesazhe Qeverisë Rama përmes objekteve simbolike që do të përdoren në protestën e sotme. Veprimi i radhës i tyre është një instalacion si kurorë mbretërore për kryeministrin Edi Rama, të cilin opozita e konsideron si “mbretin e kanabisit”.
Përreth fotos së Kryeministrit në “kurorën mbretërore” janë vendosur fotografitë e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës dhe Klement Balilit.
Pjesë e këtij instalacioni të bërë nga të rinjtë e Partisë Demokratike është edhe nje divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët kriminelë.
“Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kanë dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet”
, thotë Partia Demokratike në njoftimin e saj për mediat. /
tvklan.al