Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Mattola. Jovan Muça, 31 vjeç është arrestuar, pasi në 27 Nëntor 2017 së bashku me një person tjetër, ka kryer grabitje në një shtëpi në Mattola dhe nën kërcënim e një thikë ka marrë një sasi të konsiderueshme Eurosh dhe një telefon celular.

Mbi shqiptarin gjykata e Tarantos kishte lëshuar një urdhër arresti.

Muça është identifikuar nga pjesëtari i familjes dhe kur ka shkuar për të bërë denoncimin i ka përshkruar policisë identikitin e tij.

31-vjeçari është arrestuar në një shtëpi në Castellaneta nga ku Policia i ka sekuestruar një motoçikletë pa leje drejtimin dhe një thikë.

/tvklan.al