Klajdi Ngjelina, vetëm 25-vjeç gjeti vdekjen të premten në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites pranë urës së Kardhiqit, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.

I riu Ngjelina udhëtonte së bashku me prindërit e tij me një zetor, kur u përplasën me një makinë. Për pasojë zetori doli nga rruga dhe nga përplasja gjeti vdekjen 25-vjeçari.

Prindërit e tij morën vetëm dëmtime, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Këtë të shtunë, miq e familjarë të të riut kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij në rrjetet sociale. Në një dedikim prekës motra e tij shkruan:

Do na mungosh zemra motrës, do më marrë malli të dëgjoj zërin sa herë vije në lagje e më thërrisje poshtë ballkonit gjithmonë i buzëqeshur, duke me pyetur si të ka vëllai? Ambrit që sa të shihte ty apo makinën tënde me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje në përqafim e puthje. Sa lot kemi derdh për ty sot, sa ka qarë Ambri se e doje e të donte shumë. Ishe kaq i dashur, kaq i mirë, i çiltër, pyes veten pse jeta është kaq e padrejtë? O engjëll që ike në lule të rinisë pa e jetuar dhe shijuar atë. Gjithmonë do mbetesh i paharruar Klajdi Ngjelina”.

/tvklan.al