Një fotografi e një vajze dhe një djali ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Pyetja që po i mundon të gjithë, është çfarë po i thotë vajzës ky djalë? Fotografia është shkrepur në një lokale nate në Skoci.

Djali duket sikur po i bërtet në vesh vajzës apo përpiqet t’i tregojë diçka të rëndësishme. Nga ana tjetër, ajo nuk duket aspak e impresionuar dhe aspak kurioze. Madje në fytyrën e saj ka një vështrim të mërzitshëm. Sugjerimet në internet se çfarë po thotë djali kanë qenë të ndryshme, mirëpo realisht nuk dihet arsyeja për çfarë po bisedonin.

Një gjë është e sigurt, të dy janë miq prej disa kohësh. Djaloshi në foto i quajtur Patrick, ka reaguar duke thënë:

“Ajo është një nga shoqet e mia të shkollës. Duket sikur është vajza më e mërzitur në botë”.

/

tvklan.al