Një 30-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:15 në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë, Tiranë. I plagosuri është 30-vjeçari me iniciale A.Z, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Policia ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes dhe e ka arrestuar brenda pak minutave. Ai është Ardit Ibro 32 vjeç. Nga hetimet paraprake, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale dhe më pas sherri përfundoi me përdorimin e thikës.

Grupi hetimor ka mundur të gjejë thikën e përdorur në krim.

I arrestuari akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/tvklan.al